Barca e fortë për Interin

Barcelona e ka fituar derbin e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, duke e mundur 2:0 Interin.

Katalanët edhe pse pa Lionel Messin, janë treguar skuadër e fortë për Interin, që i mposhtën në ‘Camp Nou’ minimalisht në ndeshjen e vlefshme për grupin B.

Skuadra e Barcelonës që e dominoi këtë ndeshje, arriti të shënonte nga një herë në secilën pjesë.

Ishte Rafinha që në minutën e 32’ shënoi për 1:0, pas një asistimi të pranuar nga Luis Saurez.Fitoren e Barcelonës në këtë ndeshje e vulosi Jordi Alba, kur shënoi në minutën e 83’ për 2:0.Me këtë fitore Barcelona kryeson në grupin B me 9 pikë, ndërsa Interi me gjashtë pikë renditet në vendin e dytë.