Barazimi me Slavian, Barca dështoi të shënonte në “Camp Nou” pas 46 ndeshjeve

Barazimi pa gola i Barcelonës kundër Slavia Pragë në Ligën e Kampionëve ka nxjerrë në pah një statistike jo të mirë për katalanët.

Skuadra e Ernesto Valverde, për herë të parë në 46 ndeshjet e fundit në shtëpi, nuk arrin të shënojë.

Katalanët edhe pse patën dominimin, nuk arritën të gjejnë golin përballë çekëve të Slavia Pragë, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht barazimit me Slavian, Barcelona mbetet në krye të grupit F.

Barcelona në xhiron tjetër pret në shtëpi Borussia Dortmundin, që të martën mposhti Interin në ‘Signal Iduna Park’.