Banorët e revoltuar lidhin kryetarin pas kamionit dhe e tërheqin zvarrë në rrugë (VIDEO)

11 persona janë arrestuar pasi kanë dhunuar kryetarin e Komunës në një zonë të Meksikës.

Fshatarët e zonës e lidhën pas një kamioni dhe tërhoqën zvarrë në rrugë pasi nuk kishte mbajtur premtimin që u kishte bërë në fushatë.

Sipas mediave të huaja,  ky ishte sulmi i dytë nga fermerët ndaj kryetarit të komunës, që kërkuan të mbante premtimin e tij për rregullimin e një rruge lokale.

Policia ndërhyri për të liruar kryetarin Jorge Luis Escandón Hernández, i cili nuk pati lëndime të mëdha.

SHPËRNDAJE