Bakllavë gjigante si harta e Kosovës falas për muajin e Ramazanit (Foto)

Një bakllavë gjigante si harta e Kosovës është shpërndarë në sheshin ”Nënë Tereza” në Prishtinë.Kjo bakllavë është ndarë për kalimtarët e rastit.

Bakllavaja synon të hyjë në rekordin e Librit Guinnes, dhe ka përmasa mbi 2 metra. Kurse planifikohet tu ndahet për 4500 persona.

Organizimin e kanë bërë vullnetarisht disa të rinj nga Prishtina, të cilët kanë marrë mbështetje edhe nga një fabrikë për prodhimin e ëmbëlsirave.

Ata synojnë që kjo bakllavë ta thyejë rekordin e librit Guinnes të cilin e mban Turqia.