Bahtiri sot zyrtarizon aderimin e tij në Vetëvendosje

Kreu i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, sot zyrtarisht do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), një herësh kryetar i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, pritet që sot edhe zyrtarisht t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka konfirmuar vet Bahtiri për lajmi.net.

“Po, sot në ora 16:00 në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë do të mbahet ceremonia e aderimit tim në Lëvizjen Vetëvendosje’, ka thënë shkurt Bahtiri, duke mos dhënë detaje tjera.

Largimi i tij nga AKR-ja ishte raportuar edhe më herët mirëpo, edhe Bahtiri edhe zyrtarët e këtij subjekti politik e kishin mohuar një gjë të tillë.

Sipas raportimeve në medie, Bahtiri është larguar nga AKR-ja dhe i është bashkuar Vetëvendosjes, për shkak se partia e Behgjet Pacollit nuk ka pranuar që të hyjë në koalicion me partinë e Albin Kurtit, gjë që e kishte dëshiruar dhe kërkuar Agim Bahtiri nga AKR-ja.