Bahtiri: Nga janari ura është e lirë, afër do ndërtohet edhe xhamia

Pas disa shtyrjeve të afateve rreth heqjes së barrikadës dhe rivitalizimit të urës kryesore të Ibrit në qytetin e Mitrovicës, sot kanë filluar punimet mbi këtë urë, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit, ndërsa, procesi që ka kushtuar rreth një milion euro është duke u realizuar nga Bashkimi Evropian.

Gjatë zhvillimit të punimeve ishte prezent edhe kryetari i jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, derisa ka munguar kolegu i tij nga veriu Goran Rakiq.Bahtiri u shpreh i lumtur për fillimin e rivitalizimit të urës, duke e quajtur ditën e sotme si ditë të mirë për qytetarët e Mitrovicës të të dyja pjesëve të qytetit.Ai foli edhe për ndërtimin e xhamisë tek ura e Ibrit, për të cilën tha se ndërtimi i saj është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe kjo do të ndodhë.