Bahtiri: Nëse greva nuk ndalet, do të kërkojë mësues vullnetarë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ftuar mësimdhënësit që ta rishikojnë formën e kërkesës së tyre për rritje të pagave, në mënyrë që t’i japin fund grevës dhe t’ia fillojnë punës që nga e hëna.

“Nëse greva nuk ndalet dhe nxënësit vazhdojnë të humbasin orët mësimore, Komuna e Mitrovicës do të kërkoj staf mësimor vullnetar për ta mbajtur mësimin në shkolla”

“Të gjithë jemi dëshmitar se edhe gjatë kohës së okupimit dhe masave të dhunshme nga pushtetuesi serb shkollat kanë punuar, prandaj mësimi duhet të vazhdoj”, shkuan Bahtiri në rrjetin social Facebook.

SHPËRNDAJE