Bagdad, sulm me bombë në qendër të qytetit, disa të vdekur

Të paktën katër persona kanë humbur jetën ndërsa 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit me bombë në sheshin Tahrir të kryeqytetit të Irakut, Bagdad, qendër e protestave antiqeveritare, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marrë nga burimet e sigurisë, ka shpërthyer një bombë e vendosur në një automjet të parkuar në afërsi të sheshit Tahrir.

Vlerësimet e para tregojnë se në sulm kanë humbur jetën katër persona, ndërsa janë plagosur 20 të tjerë.

Shpërthimi i fuqishëm është dëgjuar nga shumë vende të kryeqytetit.