Babai i krishterë vret të bijën pasi ajo u konvertua në Islam

Mediat jordaneze kanë raportuar se një vajzë e re është vrarë nga babai i saj pasi ajo ishte konvertuar në islam nga krishterimi. Babai i krishterë kishte reaguar në ekstrem kur e kishte kuptuar se e bija e tij ishte konvertuar në fenë islame, dhe e kishte goditur me gurë në kokë, cka shkaktoi vdekjen e menjëhershme të saj. Vajza ishte konvertuar në islam pasi kishte dëgjuar predikimet nga imami saudit Mohamed al-Arefe
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Al Wahadinah, raporton World Bulletin. Sic mësohet, reagimi i banorëve lokal nuk ka munguar, dhe ata kanë mbajtur protestë në kundërshtim me vrasjen e myslimanes së re. Burime të sigurisë kanë njoftuar se disa nga protestuesit e zemëruar kanë provuar të hyjnë me dhunë në kishën më të afërt. Banorët lokal kanë vazhduar protestat duke kërkuar që vajza të varroset në varrezat e myslimanëve, dhe me ritet fetare të fesë që ajo sapo kishte zgjedhur.
Jordania është vend me shumicë muslimane, ndërsa të krishterët përbëjnë rreth 2 përqind të popullsisë 8 milionëshe. /MESAZHI/