Avokati i Popullit sot pret në takim qytetarët

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, organizon ”Ditët e hapura me qytetarë të Pejës”.

Ai në mënyrë individuale do të takojë secilin qytetarë që lajmërohet për takim, duke u respektuar parimi i konfidencialitetit, njofton Klan Kosova.

Kjo që të parashtrojnë ankesat e tyre për shkeljet eventuale apo t’i drejtohen për këshilla, në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet publike.

Takimet do të zhvillohen tek Zyra e Institucionit të Avokatit të Popullit në ndërtesën e Komunës së Pejës.