Avokatët egjiptian kundër koncerteve: Nuk na duhej Jennifer Lopez në Ditën e Arafatit

Avokatet egjiptian kanë paraqitur një ankesë te prokurori i përgjithshëm i vendit kundër organizatorëve të një koncerti të Jennifer Lopez

Ata u ankuan sepse Lopez kishte veshur rroba provokuese që nxisin imoralitetin.

Avokati i njohur Samir Sabry thotë së ai dhe grupi po kërkojnë që një gjë e tillë të ndalohet në të ardhmen.

Në një deklaratë, Sabry theksoi se Lopez u shfaq me rroba transparente, të cilat ngjallën polemika në gjithë median sociale.

Sabry shtoi se data e koncertit përkoi me 10 ditët e muajit të Dhul-Hixhes, duke thënë se “është e paarsyeshme që të mbahet këso koncerti teksa ka njerëz që janë duke qëndruar në malin Arafat dhe në të njëjtën kohë neve na prezantohet ky koncert nga një artiste polemizuese që vishet në këtë mënyrë. ”

Koncerti u organizua nga Orascom Development, një kompani në pronësi të familjes së njohur Sawiris, me origjine kopte.

Në koncert morën pjesë më shumë se 2,000 njerëz, shumica artistë egjiptianë dhe figura publike, ku biletat arrinin në 5,000 paund egjiptianë (270 euro).

SHPËRNDAJE