Avni Dehari: Kryeprokurori Shala nuk na dha raportin, kjo është vrasja e dytë për Astritin

Prindërit e Astrit Deharit, së bashku me bashkëshorten e tij dhe avokatin, Tomë Gashi, kanë mbajtur konferencë për media, ku kanë dhënë informacione rreth asaj që ata u përballen sot në Prizren, ku kërkuan nga Prokuroria Themelore në këtë qytet raportin rreth rastit të vdekjes së Astritit.

Avni Dehari, prindi i Astriti, akuzoi kryeprokourorirn Admir Shala se nuk po ua jep me qëllim raportin në gjuhë origjinale, pasi që sipas tij, po dëshirojnë të manipulojnë me rastin.

“Ne sot kemi qenë në Prizren pa ndonjë termin edhe ose dje kam kërkuar termin por që kryeprokurori nuk më ka kthyer përgjigje. Me të marrë lajmi që raporti ka përfunduar jam sygjeruar që raportin ta kërkoj nga Merita Gashi, ne momentin që e kanë hapë telefonin ata kanë qenë arrogant me mua duke më thënë se nuk e kam numrin. Pas një kohe më shkruan Merita Gashi ku më thotë që për raportin me u drejtua te kryeprokurori Admir Shala”, tha ai.

“Akuzojnë mediet dhe avokatët që kinse po e politizojnë këtë çështje. Sikur të na jepnin një kopje të origjinales, atëherë do të ishim në rregull, mirëpo nuk duan ta bëjnë transparentë dhe duan të fshehin fakte. Për ne si familje kjo është vrasja e dytë. Vrasja e parë është atë ditë në burg, ndërsa e dyta është bërë sot”, tha ai.

SHPËRNDAJE