Avionët turq shkatërrojnë caqet e PKK-së në veri të Irakut

Avionët luftarakë turq kanë shkatërruar caqet e PKK-së në veri të Irakut në kuadër të operacioneve anti-terroriste, njoftoi sot Ushtria Turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm përmes një kumtese bën të ditur se të enjten janë kryer sulme ajrore në Avasin-Baysan, Zap, dhe Hakurk. Gjatë operacioneve janë shkatërruar pozicionet e armatosura të fortifikuara dhe depot e organizatës terroriste.

PKK është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe BE.