Avionët izraelitë përsëri bombardojnë Gazën

Forcat ajrore izraelite mbrëmë kanë kryer sulme të reja në rajonin e Rripit të Gazës, ndërsa të njëjtën gjë e kanë bërë edhe dje në orët e pasdites, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite njoftoi se bombarduesit izraelitë kanë qëlluar bastione të Hamasit në veri të Gazës. Në njoftim thuhet se edhe mbrëmë sulmet kanë qenë si përgjigje e sulmit të djeshëm me raketa në qytetin jugor izraelit Siderot.

Më herët ushtria izraelite njoftoi se një raketa nga Gaza dje ka rënë në një fushë të pabanuar në Siderot, ndërsa më pas forcat izraelite u kundërpërgjigjen me goditje të ashpra në disa lokalitete në Gaza.

Deri tani askush nga pala palestineze nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e pretenduar me raketa të cilin pala izraelite e thekson si arsye për sulmet në Gazë.

Objektiva të sulmeve izraelite ishin kampet e degës ushtarake të Hamas-it, brigade Ezeddin al-Qassam.