Aviacioni izraelit kryen sulme në Gaza

Aviacioni ushtarak i Izraelit ka bombarduar së fundmi nëntë pozicione të Hamasit në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, shkroi në rrjetin social Twitter se bombarduesit izraelitë kryen sulme ajrore në nëntë pika në Gaza.

Sipas tij, sulmi ka ndodhur si kundërpërgjigje ndaj balonave me materiale ndezëse që janë lëshuar nga Gaza në territorin izraelit.

Pas deklaratës së shkruar, Adraee ka bërë edhe një njoftim në të cilin tha se nga Gaza në drejtim të Izraelit janë shkrepur edhe tre raketa.