Avdush Krosa – Andërr du me t’pa

Më eja në ëndërr vetëm një herë,

Ah që se pata mundësinë t’i zgjedhja ëndrrat e ti zgjatja ato sipas dëshirës time, do të kisha jetuar jetën në një ëndërr me ty…

Andërr du me t’pa, me t’i puthë dy sytë e ballit , ja resulaAllah, se mu dogj zemra prej mallit, andërr du me t’pa

O mëshirë, mëshirë për botën, ja-Resula-Allah,

E di që s’muj t’i mbaj lotët,

Salavete të dërgoj, ditë e natë t’përmendi në emër, para Zotit unë dëshmoj që të dua me gjithë zemër.

Salivate qoj për ty, pres me t’pa të Ura e Siratit, prej dorës tane ujë me pi, ta meritoj prej teje shefatin, Ja Resula-Allah…. (refren)

Andërr qysh me të pa, e me’m thanë që je Profeti, ja ResullaAllah, malli në shpirt për ty më mbeti, për ty ja Nebij

Sot për ty e flijoj jetën, ja Nebija Allah, erdhe ti me të vërtetën

Salivate të dërgoj, ditë e natë t’përmendi n’emër, para Zotit unë dëshmoj që të dua me gjithë zemër.

Salivate qoj për ty, pres me t’pa te Ura e Siratit, prej dorës tane ujë me pi, ta meritoj prej teje shefatin ja-Resula-Allah…(refren)