Australi, katër të vdekur nga aksidenti në një park lodrash

Katër persona kanë humbur jetën në një park lodrash në Australi, ndërsa raportohet për disa të lënduar.

Ngjarja ndodhi në Dreamworld Park në Coomera.

Dy burra dhe gra janë viktimat e identifikuara të aksidentit në park, ku një prishje e pajisjes rrotulluese bëri që të katër viktimat të binin në tokë nga një lartësi e madhe.

dreamland-3.jpgSipas njoftimeve të zyrtarëve, parku i argëtimit, ndër më të mëdhenjtë në Australi, është mbyllur përkohësisht. /MESAZHI/