Audi Q2 bëhet me rival nga Franca

Prodhuesi francez DS do të paraqesë një SUV kompakt elektrik në panairin e veturave në Paris në tetor, që do të rivalizojë Audi Q2.

DS 3 Crossback për mjedis urban, bazuar në platformën CMP do të ketë një bateri 50 kW që do të ofrojë një gamë deri në 450 km me një mbushje.
Modeli i parë elektrik DS është pasues i modelit aktual të DS 3.

Deri në vitin 2021, DS do të lëshojë edhe katër SUV të tjerë, njëri prej të cilëve do të jetë hibrid.

DS planifikon të elektrifikojë të gjitha modelet e tij deri në vitin 2025.

SHPËRNDAJE