Audi nuk do t’i rris grilat më, pritet ndryshime

Gjatë viteve të fundit duket sikur shumë dizajnerë të makinave kanë qenë në një fushatë të pandërprerë të rritjes së grilave në makina.

Megjithatë, asnjë nga prodhimet deri tani nuk konkurron me Toyota Avalon – padyshim mbreti i ri i grilës.

Audi poashtu ka qenë në krye të këtij trendi në dizajn, por kjo duket se do të ndryshoj.

Shefi i dizajnit të jashtëm të Audi, Andreas Mindt, foli menjëherë pas prezantimit të konceptit E-Tron GT, duke thënë se Audi nuk po shtyn më në këtë drejtim.

“Goja e madhe nuk është më”, tha Mindt duke përsëritur “Nuk është duke u rritur, rritur, rritur, nuk është kështu”.

Në vend të rritjes së mëtjeshme, ne mund të presim që Audi të luajë me konceptin e grilës në mënyra që nuk janë parë realisht më herët.

SHPËRNDAJE