Aty ku kafja u shërbehet sikur të ishit vet mbreti! (Video)

Kafja është një prej pijeve më të preferuara, e cila shërben jo vetëm si pije për të zgjuar trurin dhe aktivitetin, por edhe si arsye për tu mbledhur me miq e familjarë.

Historia e kafesë daton shumë shekuj më parë, por tani për dallim nga atëherë, kafja është pije për të gjitha statuset shoqërore.

Kujdes i vecantë duhet ti kushtohet mënyrës së përgatitjes së saj, prandaj këtë përgatitje nuk mund ta bëj secili në kushte shtëpiake.

Në Tiranë, është një kafene e këndshme, ku kafja u shërbehet sikur të ishit mbret. E përgatitur në mënyrën më tradicionale, me zall, ajo ju shërbehet e shoqëruar nga ëmbëlsira tradicionale.

Videoja e pëposhtme tregon se ku dhe si mund ta pini një kafe si mbret. Në Kafe Mehmeti në Tiranë, mund ta gjeni rehatinë e mbështjellur me petkun oriental. Mos harroni, kënaqësia shumëfishohet me praninë e njerëzve të dashur! /MESAZHI/