Atletico në gjysmëfinale

Skuadra e Alteico Madridit ka siguruar gjysmëfinalen e madhe në Ligën e Kampionëve.

Spanjollët arritën që të nxjerrin një barazim në Angli, kundër Leicester Cityt, barazim ky që i dërgon ata në fazën tjetër.

Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1, me golat e shënuar nga: Jamier Vardy për vendasit dhe Saul Niguez për mysafirët.

Takimi i parë kishte përfunduar me fitore të madrilenëve me rezultat minimal 1 me 0 në “Vincente Calderon”.