Atletico ndal Realin

Real Madridi nuk ka arritur ta mposhtë Atletico Madridin në derbin lokal, duke barazuar me rezultat 1-1.

Pjesa e parë u mbyllë pa gola, ndërsa në minutën e 52 ishte qendërmbrojtësi Pepe ai i cili hapi takimin për 1-0.

Pak minuta pa përfunduar ndeshja, ishte ylli francez Griezmann, ai që barazoi rezultatin e ndeshjes për 1-1.

Real Madridi tani grumbullon 72 pikë, me një lojë më pak, ndërsa Barcelona gjindet në vendin e dytë me 69 pikë, ku më vonë do të luajë ndaj Malagas si mysafire.