Atletico Madrid nënshtron Juventusin

Atletico Madrid ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në “Wanda Metropolitano”.

Skuadra spanjolle kaloi në epërsi në minutën e 78-të me golin e Gimenez në minutën e 78-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Godin në minutën e 83-të.

Në këtë ndeshje kishte dy raste kur u kërkua intervenimi i VAR-it.

Fillimisht një penallti u mohua dhe më pas iu anulua goli i Moratas.

Ndeshja e kthimit në “Alianz Stadium” do të zhvillohet me 12 mars.