Atiq i VV-së: Jemi optimist, ftoj qytetarët që të dalin në votime

Pas po thuajse 3 orë që kur janë hapur vendvotimet, detyrën e tij qytetare e ka kryer edhe kandidati për Kryetar të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton EkonomiaOnline.

Ai i ftoi qytetarët që të dalin në votime.

“Sapo e kreva obligimin tim qytetar. I bëj thirrje të gjithëve me dal me votua. Ende është herët, është qetë, jemi optimist”.Kujtojmë se sot katër komunat më shumicë serbe janë duke votuar për të zgjedhur kryetarët e tyre.