Asnjë zyrtar i LDK-së në ceremoninë e lamtumirës për Adem Demaçin

Asnjë zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare dhe Heroin e Kombit, Adem Demaçi.

Klan Kosova ka tentuar të kontaktojë me parinë e kësaj partie, por disa kanë qenë të paqasshëm, të tjerë nuk i kanë hapur telefonat ose nuk kanë dashur të flasin për këtë gjë.

Të premten nënkryetari i Klinës nga radhët e LDK-së, Besim Hoti, e cilësoi ‘monstrum dhe përçarës’ Adem Demaçin, ndërsa në këtë cilësim mori përkrahjen e deputetëve Naser Rugova e Armend Zemaj.