Asnjë cent për qindra xhami të djegura në Kosovë, Qeveria ndan mjete për katedralen Notre Dame

Lufta e fundit në Kosovë dogj idhe shkatërroi qindra xhami dhe objekte përcjellëse të Bashkësisë Islama të Kosovës. Të gjitha këto xhami dhe qindra tjera që u ndërtuan pas luftës, institucionet shtetërore të Kosovës nuk ndan asnjë mjet për to. E tashmë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në forumin e nivelit të lartë për koordinimin e donacioneve të jashtme, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të ndajë mjete për rindërtimin e katedrales Notre Dame e cila u dogj dy ditë më parë. Ky vendim është i çuditshëm, duke pasur parasysh edhe statusin e Kosovës si shtet laik. Por ky është një standard i dyfisht./Mesazhi/