ASK: Mbi 38 mijë persona përfituan nga skema për veteranët e luftës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM2 2019.

Sipas ASK-së, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13,150 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38, 052 përfitues.

Ndërkaq sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24,767 familje me gjithsej 100, 995 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2, 124 familje.

Ndërkaq, sipas njoftimit, nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 129, 267 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46, 513 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3, 932 përfitues, nga skema për pensionet invalidore janë 105 përfitues, nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 752 përfitues, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1,071 përfitues, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 541 përfitues, nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1,924 përfitues, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17,323 përfitues ndërkaq nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3, 105 përfitues.

Sipas ASK-së në tre mujorin e dytë të vitit 2019 janë braktisur 12 fëmijë.