AS për Manajn: Rrugëtimi i vështirë i një emigranti shqiptar

Barcelona të shtunën (sot) ka para vetes një sfidë jo të lehtë, duke u takuar me skuadrën e tretë në renditjen tabelare të La Ligas, Getafen.

Të premten, trajneri Quique Setien publikoi listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen kundër Getafes, dhe në atë listë figuronte edhe emri i Rey Manaj.

Sulmuesi shqiptar është ftuar për herë të parë te Barcelona A për një ndeshje, duke qenë në skuadër me Lionel Messin dhe Antoine Griezmann.

22 vjeçari, do të jetë pjesë e skuadrës në mitikun ‘Camp Nou’, ku kanë zbakuar shumë emra të mëdhenj të futbollit.

Ftesa që Setien i ka bërë Manajt, ka bërë që ‘AS’ t’i kushtojë një artikull sulmuesit shqiptar, me titullin “Rey Manaj, rrugëtimi i vështirë i një emigranti shqiptar”, përcjell lajmi.net.

Ky artikull tutje vazhdon: “Rey Manaj e di sa kushtojnë gjërat. Një nga gjërat që ka bërë më së shumti te Albasete ishte mbledhja së bashku e masazhatorëve, punëtorëve dhe pjesëtarëve të tjerë të klubit, duke i ftuar herë pas herë për darkë. Ai i njeh mirë vështirësitë e jetës”.

Në këtë shkrim të AS, shkruhet edhe për jetën rinore të futbollistit, vendlindjen e tij dhe emigrimin në Itali për një jetë më të mirë