Arsyet kryesore pse fëmija juaj ka probleme me gjumin

Pak foshnja flenë gjatë natës menjëherë pas lindjes. Për dy muajt e parë, të sapolindurit flenë gjatë gjithë ditës sipas rastit me disa orë përreth 12 deri në 18 orë në ditë.

Nr 1: Është shumë i vogël

Shumica e bebeve flenë gjatë natës në kohën kur ata janë rreth 9 muajsh. Madje edhe atëherë, “nata” do të thotë vetëm pesë deri gjashtë orë gjumë rrjesht për ta.

Nr 2: Ju jeni ndihmësja

Ta përqafosh një fëmijë për të fjetur çdo natë bën që ai nuk mund të mësojë të bjerë vetë në gjumë. Në vend të kësaj ai qan për të marrë atë që e ndihmon për të fjetur – juve. Vëre atë në shtrat kur është i përgjumur  dhe ai do të vetqetësohet duke u mësuar të bjerë në gjumë me veten e tij.

Nr 3: Kur është i sterlodhur

Të vegjëlit dhe parashkollorët kanë nevojë për 11 deri në 14 orë gjumë çdo 24 orë, duke përfshirë edhe dremitjen. Rutina është e rëndësishme, në mënyrë që të vendosen rregulla për krevatin, zgjimin, pushimin (dremitjen), ushqimin, dhe lojën.

Nr 4: Ankthi i ndarjes

Është normale që fëmija juaj të kalojë nëpër këtë fazë. Mundohuni të mos e inkurajoni atë me shumë duke folur, duke i kënduar, ose duke e ushqyer sërish. Deri në 6 muajsh, ju mund të ndihmoni një fëmijë që të flejë vetëm. Përkëdhele, por nuk është e dobishme ta ngresh nga krevati dhe ta ushqesh për ta qetësuar. Një dritë nate i ngushëllon të vegjëlit të cilët kanë frikë nga errësira.

Nr 5: Mungesa e një rutine para gjumit

Të bësh të njëjtat gjëra çdo natë para se të ashkosh në krevat ndihmon fëmijën tuaj pasi ai e di se është koha për të fjetur. Krijo një rutinë të gjumit dhe për të pushuar. Për shembull, çdo natë fëmija juaj bën një dush, të dëgjon ty duke i lexuar një histori, ha një meze të lehtë, dhe më pas fiken dritat. E njëjta rutinë çdo natë dhe gjithmonë përfundon në dhomën e fëmijës suaj. Është e mirë për të filluar një rutinë të hershme, që 4 muajsh.

Nr 6: Sorollatjet para gjumit

Disa fëmijë e vonojë gjumit. Ata gjejnë arsye për të qëndruar zgjuar ose të kërkojnë më shumë histori, një pije, ose një vajtje në banjë. Qëndrojini besnike rutinës. Shko në dhomën e fëmijës tuaj për të reaguar. Të jeni i sjellshëm dhe i rreptë duke i bërë të ditur se është me të vërtetë koha për gjumë.

Nr 7: Nuk kanë pushuar gjatë ditës

Nëse nuk e marrin një sy gjumë të mjaftueshëm gjatë ditës, fëmijët e vegjël mund të kenë probleme me gjumin gjatë natës. Shumica e bebeve kanë nevojë për dy ose tre dremitje në ditë. Të vegjëlit duhet të marrin të paktën një sy gjumë. Shumica e fëmijëve ende marrin një sy gjumë pas-drekës deri në moshën 5 vjeç. Nëse fëmija juaj është i çuditshëm dhe i përgjumur, le të marrë një sy gjumë, për aq kohë sa koha kur e kërkon këtë dremitje nuk është shumë afër me kohën e gjumit.

Nr 8: Kur kanë rrugët e frymëmarrjes të bllokuara

 

Disa fëmijë nuk mund të flenë kur rrugët e frymëmarrjes janë bllokuar, shpesh nga bajamet e zgjeruara dhe indet e hundës të infektuara. Fëmijët zakonisht gërhijnë me zë të lartë, kanë frymëmarrje të lodhur dhe gjumë të shqetësuar. Kjo prek rreth 1 në 100 fëmijë dhe është më e zakonshme nga mosha 3 deri në 7, kur bajamet janë të mëdha. Trajtimi përfshin kirurgji ose që fëmija të vendosë një maskë në hundë gjatë natës.

Nr 9: Gërhitja

Rreth 1 në 10 fëmijë gërhijnë. Ata mund të gërhijnë për shumë arsye, duke përfshirë bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes, alergji sezonale, nga sikleti i një të ftohure, ose një mur ndarës i devijuar në hundë. Nëse gjumi i tyre është në rregull, pediatri juaj ndoshta nuk do ta trajtojë gërhitjne. Por konsultohu me pediatrin tuaj nëse fëmija juaj nuk është duke fjetur mirë për shkak të gërhitjes ose problemeve në frymëmarrje.

Nr 10: Ëndrra të këqija

Fëmijët herë pas here shohin ëndrra të këqija. Kjo është normale, dhe ëndrrat më të këqija janë të padëmshme. Qetësojeni fëmijën tuaj pas ëndrrave të këqija. Sigurohuni që ai merr mjaftueshëm gjumë dhe ka një rutinë të pushimeve gjatë ditës. Në qoftë se ëndrrat e këqija nuk do të ndalen, atëherë këshillohuni me pediatrin tuaj.

Nr 11: Ecja somnambul

Disa fëmijë ecin në gjumë. Kur ata nuk janë plotësisht të zgjuar ata mund të ecin, flasin, ulen në shtrat, apo të bëjnë gjëra të tjera. Sytë e tyre mund të jenë të hapur, por ata nuk janë të vetëdijshëm. Shumica e fëmijëve e kalojnë këtë në adoleshencën e tyre. Nuk duhet të zgjohet një fëmijë somnambul. Ju mund ta trembni. Butësisht udhëzojeni që të shkojë përsëri në shtrat. Mbani zonën ku ai mund të bredhë natën të sigurt: dyert e dritaret e mbyllura.

Nr 12: Alergjia, astma, dhe sëmundje të tjera

Disa probleme shëndetësore mund të prishin gjumin e fëmijës tuaj. Hundët bllokohen nga alergjitë, ftohjet, astma dhe mund ta bëjnë të vështirë për të marrë frymë. Tek foshnjat shkak mund të jetë; dhimbje barku, dhimbje veshi apo dhimbje thëmbësh që mund të pengojnë gjumin. Pediatri juaj mund të jetë në gjendje tju ndihmojë.

Nr 13: Ilaçet

Disa ilaçe për ftohëm dhe alergjinë mund të ndikojnë në gjumin e fëmijës. Nëse ilaçi duket se është shkaku i pagjumësisë bisedoni me pediatrin tuaj për të parë nëse ndryshimi i ilaçit, doza, ose koha e dhënies mund tju ndihmojë. Kurrë mos bëni këto ndryshime me mendjen tuaj.

Nr 14: Ndryshimi i “orës së trupit” tek adoleshentët

Kur një fëmijë bëhet adoleshent, cikli i tij i gjumit  ndryshon. Ata bëhen më vigjilent në mbrëmje dhe më gjumashë në mëngjes. Reagoni me këto ndryshime. Lëreni adoleshentin tuaj të bëjë detyrat e shtëpisë gjatë natës dhe të flejë gjumë më vonë në qoftë se ajo mund ta përballojë. Por mos harroni adoleshentët ende kanë nevojë për të paktën 8.5 orë gjumë.

Nr 15: Mungesa e biberonit apo arushit

Ndonjëherë një objekt i veçantë mund të ndihmojë një fëmijë të vogël të bjerë në gjumë. Kafshët prej pellushi janë ndër objektet më të preferuara. Biberoni mund ti zëvendësojë nevojën e një fëmije për të thithur, edhe në qoftë se ai është ushqyer me gji. Ata mund të thithin dhe veshët e arushit apo një rrobë.

Nr 16: Një dhomë që të thotë, “Qëndro zgjuar!”

Për të krijuar hapësirën e duhur për të fjetur, duhet ta mbani të errët dhomën e fëmijës tuaj gjatë natës. (Një dritë nate e vogël është në rregull.) Veshja e fëmijës tuaj të jetë diçka e lehtë dhe e rehatshme. Mbani një dhomë të qetë. Mbyllni derën në qoftë se fëmija juaj mund të dëgjojë një TV apo njerëzit diku tjetër në shtëpinë tuaj.

Nr 17: Duke injoruar lodhjen e tij

Ndodh që fëmija juaj dremit në shkollë? A e zë atë gjumi brenda 30 minutave pasi ka shkuar në shtrat, ose a zgjohet në kohë për të filluar ditën? Kontrolloni nëse ai është duke fjetur sa duhet. Fëmijët e moshës 5 deri 10 vjeç duhet të paktën të flenë 10 orë gjumë në natë.

Nr 18: Ekranet në dhomën e gjumit

Telefona, kompjutera, video games, dhe TV mund të jenë të parezistueshëm. Mbani ata larg nga dhoma e gjumit e fëmijës suaj. Edhe fëmijët e rritur kanë nevojë për një rutinë relaksuese për të pushuar para gjumit.

Nr 19: Stresi

Stresi mund të ndikojë në gjumin e fëmijëve. Duke i ndihmuar ata të pushojnë me një banjë të ngrohtë, dhe një rutinë të qetë para gjumit. Ju gjithashtu mund të filloni tu mësoni mënyra të mira për të menaxhuar stresin gjatë ditës, kështu që të mos ndikojë në gjumin e tyre.

SHPËRNDAJE