Arsyeja pse Xhaka këndoi himnin e Zvicrës

Veprimi i mbrëmshëm i Granit Xhakës në fillimin e ndeshjes ndaj Brazilit është komentuar gjatë në Zvicër.

Mesfushori me origjinë shqiptare, ndryshe nga futbollistët e tjerë si Shaqiri, Xhemaili e Behrami, zgjodhi që të këndonte himnin e Zvicrës.

Në fakt, këtë gjë ai e kishte bërë edhe më parë, në ndeshjen miqësore ndaj Japonisë. “Po është e vërtetë, ka ardhur koha që të këndoj himnin edhe unë”, tha në atë kohë Xhaka.

Por sipas mediave zvicerane, ky nuk është një gjest patriotizmi i tij, apo se ndjen shumë vargjet e himnit në këtë vend ku është rritur.

Sipas mediave zvicerane, gjithçka është bërë në funksion të faktit se ai kërkon t’i japin shiritin e kapitenit.

Në një vend si Zvicra, për të cilën luajnë futbollistë me origjinë nga vende të ndryshme, këndimi i himnit është kthyer shpesh në çështje.

Xhaka është i ndërgjegjshëm se duke kënduar himnin, ka më shumë shanse që të mbajë shiritin në të ardhmen.

Aktualisht, ai është i treti në listë pas Lihtshtajner 34-vjeçar dhe Behramit 33-vjeçar, të cilët nuk kanë edhe shumë vite në përfaqësuese.

Por duke parë se si Behramit i ka ikur nga duart shiriti pikërisht për faktin që nuk këndon himnin, duket se Xhaka ka vendosur t’i dalë punës para, duke mos ndjekur shembullin e shqiptarëve të tjerë në këtë përfaqësuese është komenti që bëjnë mediat helvete.