Arsye shëndetësore që ndërprenë agjërimin?

Përgatiti: Rrahman FERIZI
Shumë njerëz ngarkojnë organizmin me ushqime të rënda dhe yndyrore në Iftar dhe Syfyr, pa marrë në konsideratë sasinë e ushqimit  që organizmi ka nevojë në të vërtetë, pra sa duhet të konsumohet  kur fillohet një ditë e gjatë agjërimi?.
Telashet shëndetësore manifestohen si pasojë e marrjes së tepërt të ushqimit dhe pijeve që shkaktojnë:
– dietë të çekuilibruar
– ndryshim i metabolizmit të organizmit
– gjendje e cila ndikon në funksionin e organeve vitale, duke shkaktuar mundësinë e ndërprerjes së agjërimit
– gjumi i pamjaftueshëm është gjithashtu një sfidë për  bioritmin e organizmit.

Agjërimi në përgjithësi përmirëson gjendjen shëndetësore. Mirëpo njerëzit që ankohen nga simptoma serioze duhet të monitorojnë shëndetin e tyre me kujdes.
Dieta ushqimore gjatë këtij Muaji nuk duhet të ndryshojë shumë nga dieta normale-rutinore, preferohet sa më e thjeshtë që të jetë e mundur.
Dietë e atillë që  ruan ekuilibrin e peshës trupore standarde:
– as dehidrim (humbje e lëngjeve)
– po as obozitet (hipervitaminozë) apo mbipeshë.

Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm!

SHPËRNDAJE