Arsene Wenger propozohet për trajner të Chelseat

Ish-legjendari i Arsenalit, David Seaman e ka propozuar Arsene Wengerin si trajnerin ideal për Chelsean. Portieri i famshëm anglez ka thënë se Wenger është pasuesi ideal i Sarrit.

“Arsene gjithmonë ka thënë se nuk do të kthehet në Premier Ligë për shkak të dashurisë së tij për Arsenalin. Ai nuk do të ndihej mirë të konkurronte Arsenalin në ligë. Por, nëse Chelsea do një trajner ideal, Wenger do të ishte i pari. Është një menaxher fantastik dhe me fondin e lojtarëve të Chelseat, do të arrinte gjëra të mëdha” ka thënë Seaman.

“E ardhmja ime është e panjohur, madje edhe për mua”, ka qenë përgjigja e Wenger, kur është pyetur për rikthimin e tij