Arsenali thyen “rekord” në Angli

Arsenali është mposhtur nga Newcastle në ndeshjen e xhiros së 33-të të Premierligës.

Skuadra e Wenger ka një rekord negativ gjatë vitit 2018 në ndeshjet si mysafir.

Ata janë skuadra e vetme në katër ligat e para angleze që nuk kanë arritur asnjë fitore si mysafir gjatë vitit 2018.

Nga nëntë ndeshje të Premierligës, Arsenali ka barazuar tri dhe ka humbur në gjashtë raste.