Arsenali siguron kualifikimin

Skuadra e Arsenalit ka arritur një fitore të vështirë si mysafirë i Ludogoretsit në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve.

“Topcinjtë” fituan me rezultat 2-3, edhe pse ishin në disafantazh prej dy golave.

Golat për ekipin e Wenger i shënuan: Granit Xhaka, Giroud dhe Ozil, ndërsa për vendasit, Cafu dhe Keseru.

Me këtë fitore Arsenali ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi ka grumbulluar 10 pikë, aq sa ka edhe PSG që gjendet në pozitën e fundit./