Arsenali eliminon Milanin, Xhaka shënon supergol

Skuadra e Arsenalit e ka eliminuar Milanin nga Europa Liga.

Klubi anglez fitoi me rezultat 3-1 kundër italianëve në “Emirates”.

Ekipi i Genaro Gatusos e nisi mrekullisht këtë takim, pasi në minutën e 35’të me golin e bukur nga Hakan Calhanoglu kaloi në epërsi 1 me 0. Por, nuk vonoi shumë, gjyqtari suedez, bëri një gabim trashanik duke akorduar penallti për Arsenalin.

Penalltinë e fituar në gol e shndërroi Welbeck në minutën e 39’të.

Dy golat tjerë për ekipin e Wengerit i shënuan: Granit Xhaka 71’të dhe Welbeck 86’të.

Me këtë fitore Arsenali kualifikohet në çerekfinale të Europa Ligës.