Arsenal në serinë më të dobët në 42 vite

Arsenal është në serinë më të dobët të 42 viteve të fundit.

‘Gunners’ kanë regjistruar edhe ndeshjen e nëntë pa fitore, pas humbjes së pësuar ndaj Brighton, me rezultatin 1:2, shkruan lajmi.net.

Arsenal kishte dështuar të fitonte në 10 ndeshje radhazi në mars të vitit 1977.

Me këtë seri negative që po vazhdon edhe pas shkarkimit të Unai Emery, skuadra nga Londra Veriore është pesë pikë larg zonës së rrezikut, që dërgon skuadrën në Championship.

Ljungberg nuk ka arritur të kthejë skuadrën në rrugën e drejtë, duke thelluar edhe më shumë krizën në skuadër.

Arsenal numëron 19 pikë në pozitën e 10-të, pesë më shumë sesa Everton që është në zonën e rrezikut.