Arrihet marrëveshje mes Jemenit dhe Emirateve Arabe

Trupat saudite janë vendosur në ishullin Socotra të Jemenit, pas tensioneve rreth pranisë së Emirateve të Bashkuara Arabe atje, tha të dielën koalicioni i udhëhequr nga Saudita që luftoi rebelët Huthi në Jemen.

“Forcat saudite kanë ardhur në ishullin e Socotra për të trajnuar dhe mbështetur forcat e Jemenit”, njoftoi koalicioni përmes kanalit shtetëror Saudit Al-Ekhbariya.

Thuhet se vendosja ishte e koordinuar me qeverinë e Jemenit.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë një shtyllë kryesore e koalicionit të drejtuar nga Sauditi që lufton rebelët Huthi në mbështetje të qeverisë së Jemenit, por kohët e fundit është distancuar nga Presidenti Abedrabbo Mansour Hadi.

Një burim i qeverisë i konfirmoi AFP-së se ushtarët e Emirateve u vendosën në Socotra më parë këtë muaj pa miratimin e qeverisë së Hadi, e cila kontrollon ishullin e Detit Arabik.

Prania e trupave të Emirateve zemëroi banorët e Socotra, të cilët pohuan se nuk kishte rebelë në ishull.

Socotra ishte kursyer nga përfshirja në konfliktin e Jemenit, i cili ka marrë rreth 10,000 jetë që nga marsi i 2015 dhe ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë. /MESAZHI/