Arrihet marrëveshja: Liverpool nënshkruan me super lojtarin

Liverpool ka filluar t’i blindojë disa lojtarë.

Jo vetëm në skuadrën e parë, Liverpool po i blindon disa lojtarë edhe nga skuadra e dytë.

Skuadra angleze ka arritur marrëveshje me Adam Lewis për vazhdimin e kontratës, përcjell lajmi.net.

19-vjeçari do të nënshkruajë kontratë afatgjate te Liverpooli, ndërsa prezantimi do të ndodhë në këtë javë.

Anglezi ishte cak i Rangers, mirëpo ka vendosur që të qëndrojë te skuadra angleze edhe për shumë vite.