Arrihet armëpushim mes Gazës dhe Izraelit, viktima kishte nga të dyja palët

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka njoftuar se komunitetet izraelite pranë kufirit me Gazën mund të kthehen në një “rutinë civile” normale, pasi eshte arritur armepushim.
“Në fund të një vlerësimi nga komanda jugore këtë mëngjes u vendos që të mbahet një rutinë e plotë civile në komunitetet pranë Rripit të Gazës”, thuhet në deklaratë.
Së paku një ushtar izraelit është vrarë nga shkëmbimi i zjarrit mes Hamasit dhe ushtrisë Izraelite, pasi ushtarët izraelit kishin vrarë 4 palestinezë gjatë ditës së djeshme.
Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord të rivendosin qetësinë në Rripin e Gazës, tha një zëdhënës i Hamasit të shtunën, pas një përshkallëzimi të premten mbrëma.
“Me përpjekjet e Egjiptit dhe Kombeve të Bashkuara është rënë dakord të kthehet në epokën e qetë midis Izraelit dhe fraksioneve palestineze”, tha zëdhënësi i Hamasit Fawzi Barhoum per Reuters. /MESAZHI/