Arrestohet një zyrtar në Burgun e Dubravës, dyshohet se mori ryshfet

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, gjegjësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, më 15.11.2018, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka bërë arrestimin personit të dyshuar me iniciale M.A. viti i lindjes 1985, m/k/sh.

I dyshuari, thuhet në njoftim, me pozitë pune zyrtar në Zyrën për Lirim me Kusht në Burgun e Dubravës, dyshohet se ka marrë ryshfet me qëllimin që për një person të burgosur të bëjë rekomandimin për lirim me kusht.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.