Arrestohet në Greqi shqiptari me 85 kg kanabis

Një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan sot në vendin e quajtur Sakula, në aksin rrugor që lidh Artën me Mesologjin në Greqinë perëndimore.

Një patrullë e policisë i ka bërë shenjë të ndalojë automjetit me targa greke. Fillimisht ai tentoi të largohet, por u bllokua prej agjentëve që cilët ishim me dijeni të transportit të lëndëve narkotike, shkruan Top Channel.

Prej kontrollit të kryer në automjet, u gjetën të fshehura 85 kilogramë kanabis. 33-vjeçari tha se drogën e kishte ngarkuar në zonën kufitare me Shqipërinë ,dhe do ta dërgonte atë në Athinë.