Arrestohet në Durrës Sadri Ramabaja

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar ish-kandidatin për deputet nga Vetëvendosje, Sadri Ramabaja mbrëmë në territorin e Shqipërisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Indeksonline se Ramabaja është ndaluar nga autoritetet e Shqipërisë mbrëmë në Durrës.

Mund të konfirmojmë se personi me inicialet S. R. shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Shqipëris në pikën kufitare dalëse të Durrësit.Këto informacione Policia e Kosovës i ka siguruar nga autoritet e Shqipëris, me të cilët është në kontakt për procedura të mëtutjeshme lidhur me rastin”, ka thënë Kelan.

Kujtojmë se Ramabaja është i dyshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë. Ai ka pasur të paraqitet në Prokurorinë Speciale ditën e hënë.