Arrestohet në Basel të Zvicrës Ramush Haradinaj

Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai është arrestuar në bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, ka konfirmuar arrestimin e Ramush Haradinajt, sipas fletarrestit të vjetër të Serbisë.

“Ka qenë vizitë e planifikuar e tij”, ka thënë ai për RTV Dukagjini, i cili shton se kanë kontaktuar me Haradinajn dhe se ai është mirë.

Ai bën thirrje që shteti i Kosovës të marrë masa që gjërat e tilla të mos ndodhin më.

Berisha po ashtu konfirmon se arrestimi ka ndodhur në Zvicër, në Aeroportin e Bazelit, ku thotë se kanë ingerenca autoritetet franceze.