Arrestohet huligani që sulmoi deputetët në Kuvendin e Maqedonisë

Ministria e Brendshme në Maqedoni ka arrestuar qytetarin Igor Jug nga Kumanova, që është niëri nga të dyshuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill.

Pas lokalizimit të vendndodhjes së tij, ai është arrestuar nga pjesëtarët e Policisë.

Nga videoincizimet e kamerave të sigurisë, Jug shihet se ka qenë në mesin e turmës së dhunshme që është ndërsyer ndaj deputetëve socialdemokratë dhe Ziadin Sela.

Siç shihet nga incizimet, ai ka qenë i armatosur./Mesazhi/