Arrestohet avokati që raportoi për rastin e të miturës në Drenas

Zhvillime të reja kanë ndodhur lidhur me rastin e abuzimit seksual në Drenas.

Gazmend Halilaj, avokati që e lajmëroi rastin në fjalë është arrestuar nga Policia e Kosovës, raporton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook vetë Halilaj.

Ai shkruan se arrestimi i tij ka ndodhur si shenjë hakmarrjeje.

“Dje e raportova skandalin e radhes nga hetueist e ipk. Qe i dhane deshmi l gazetares se ktv-se, lidhur me privatsin e viktimes te rastit ne Drenas. Shenje hakmarrje te njejtit sot me arrestuan”, ka shkruar Halilaj.