Arrestohen dy inspektorë të AKT-së, morën ryshfet nga një biznes

Policia e Kosovës ka arrestuar arreston dy persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje të ryshfetit.

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar dy inspektorë të Administratës Tatimore të Kosovës, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe “Marrja e ryshfetit”.

Përmes një njoftimi për medie, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) – Prishtinë ka pranuar informatë në bazë të cilës dyshohej se dy inspektor tatimor të ATK-së gjatë inspektimit të rregullt që kanë kryer në një biznes, me lokacion në Fushë Kosovë, kanë hasur në disa parregullsi dhe me qëllim që të mos e ndëshkojnë pronarin, nga i njëjti kishin kërkuar dhe marrë ryshfet në vlerë prej 50 euro, shkruan lajmi.net.

“Pas pranimit të informatës, janë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore ku dhe janë siguruar provat e rastit, si monedha në vlerë prej 50€ e cila ishte në pronësi të njërit nga personat e dyshuar”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në zyrat e NJHRKEK – Prishtinë, të cilët janë intervistuar në cilësinë e personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar personave të dyshuar u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.