Arrest me burg për gardistin që vrau gruan

Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Alket Arapajn.Gardisti tre ditë më parë vrau bashkëshorten e tij në banesën e çiftit, në Allias.

44-vjeçari e ka qëlluar të shoqen me armën e shërbimit, rreth orës 6 të mëngjesit, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

36-vjeçarja ka humbur jetën ndërsa punonjësi i gardës është arrestuar më pas nga efektivët e Komisariatit Nr.5. Çifti ishin prindër të një vajze të mitur. Prej një muaji viktima kishte nisur punë në rrobaqepësinë e së motrës.