Arresohet izraeliti Moshe Harel, i përfshirë në rastin “Medikus II”

Një ndër personat më të kërkuar në rastin “Medikus II”, Moshe Harel është arrestuar ditë më parë në Qipro.

Ai ka qenë i kërkuar që një kohë të gjatë nga autoritet e Kosovës, madje ishte në listën e Interpolit, raporton Dukagjini.

Mjeku 68 vjeçarë, Moshe3 Harel, që ka lindur në Turqi, por me kombësi Israelite, dyshohet për trafikim të organeve në Kosovë, ndërsa që ka më shumë se 7 vite që është në kërkim nga autoritetet e sigurisë.