Arifi: Draft i ri për Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave Serbe

Shefi i delegacionit kosovar për bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se në takimin e javës së ardhshme në Bruksel me palën serbe do të diskutohet edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij, Asociacioni duhet të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast do të bëhet një draft i ri për këtë marrëveshje.

Delegacioni kosovar dhe ai serb gjatë javës së ardhshme do të takohen në Bruksel, ku pritet të diskutojnë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe për marrëveshjet tjera që nuk po zbatohen, duke përfshirë këtu Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë, Marrëveshjen për Energjinë, etj.

Shefi i delegacionit kosovar për bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, në një prononcim për Zëri ka theksuar se qëndrimi i tyre për Asociacionin është i qartë dhe se duhet të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast do të bëhet një draft i ri për këtë marrëveshje.