Argjentina anulon miqësoren me Izraelin shkaku i sulmeve në Siri?

Kombëtarja e Argjentinës do ta anulojë miqësoren me Izraelin, për shkak të Sirisë.

Miqësorja mes Argjentinës dhe Izraelit mund të anulohet për shkak të sulmeve të njëpasnjëshme që po i kryen Izraeli, në drejtim të Sirisë, shkruan IndeksOnline.

Mediat e huaja shkruajnë se ky takim edhe nëse zhvillohet, atëherë yjet e skuadrës argjentinase do të mungojnë, përfshi; Messin, Agueron, Higuainin, Di Marian, Macheranon…

Takimi mes Argjentinës dhe Izraelit do të zhvillohet më 9 qershor, vetëm pak ditë para Kampionatit Botëror.